Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot gjeneral major Rushit Begajn si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Fakti që Rushit Begaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe është specializuar si mjek ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Urime mjekut Gastrohepatolog që sot u bë Shef i Shtabit të Ushtrisë. Ushtria jonë e vetmja në NATO që drejtohet nga një mjek…”, shkruan Manjani në postimin e tij.
