Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Meta”/ Deputetët Braho dhe Stojku flasin për gjendjen psiqike të Presidentit

11:50 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak braho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Spartak Braho, pjesë e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta kërkon të vërë theksin në paqëndrueshmërinë psiqike të kreut të shtetit, që në fakt parashikohet dhe në Kushtetutë në pikat për shkarkimin e tij.

“Në sensin e problematikës që unë shoh nga leximi i materialeve po jo të paragjykimit, kam thjesht merak sqarues. Pra, cështja është kjo. Në materialet audio dhe vizive që ky komision disponon lidhur me deklarimet e presidentit, në data të ndryshme të periudhës zgjedhore të krijohet përshtypja se shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale. Madje, ka formuluar dhe akuza për persona të veçantë. Pyetja është kjo të nderuar kolegë deputetë për fat dhe mjekë, si e vlerësoni ju gjendjen psiqike të presidentit, mos jemi në kushtet e papërgjegjshmërisë së tij”, thotë Braho.

Sakaq, kreu i komisionit hetimor Alket Hyseni tha se ajo që përmend Braho nuk ka lidhje me objektin e veprimtarisë së këtij komisioni.”Pavarësisht se është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutë procedura që jemi vënë në lëvizje nuk është rasti konkret. Po për merak të z. Braho mund të jepni përgjigje, po ju paralajmëroj se nuk është objekt i veprimtarisë së këtij komisioni”, tha ai.

Ndërsa deputeti Edmond Stojku, si mjek dha këtë përgjigje: “Problem profesional mjekësor dhe historia na tregon që në prononcimet publike të individëve të pushtetshëm ka pasur prononcime të gabuara që kanë qenë gafat më të mëdha në histori dhe kush ka informacion e di që ka ndodhur në të gjithë botën problematike. Këtu bëhet fjalë për një luhatje të theksuar humori që në gjendjet e stresit varion me shpërthime që arrijnë që të keqpërdorin momentin dhe të arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve me pushtet. kjo vjen nga moskontrolli i emocioneve dhe manifeston këto sjellje shpërthyese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.