Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe vetë kreu i shtetit, në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur padia e dytë për Teatrin Kombëtar, ku kërkohet shfuqizimi i vendimit të qeverisë për të kaluar godinën në pronësi të bashkisë së Tiranës.
Ka qenë këshilltari juridik i Metës, Bledar Dervishaj që ka depozituar padinë në Gjykatë. Kjo është kërkesa e dytë për Teatrin Kombëtar ku kërkohet të ndalohen efektet e këtij vendimi dhe çdo vendimi që cenon godinën e Teatrit.