Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta flet për rënien e euro-s: E gjithë ekonomia po humbet të ardhura, ja kush po fitojnë

19:38 / July 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta ahmetaj 1280x672 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështet qëndrimin dhe shqetësimin e shoqatës së biznesit, të cilët shprehen se rënia e euros po i falimenton. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson ‘zhvlerësimi i paprecedentë i Euro-s mbi 14% në pak muaj është një goditje fatale e ekonomisë të drogës edhe ndaj bizneseve prodhuese dhe eksportuese’.

Ilir Meta shprehet se ‘e gjithë ekonomia po humbet të ardhura, ndërsa vetëm Qeveria dhe vetëm një grusht importuesish po fiton nga ky kurs i këmbimit për të paguar më lirë borxhin e jashtëm dhe për të shtuar fitimet në xhepat e importuesve’.

Reagimi i Metës

EKONOMIA E DROGËS, PO FALIMENTON BIZNESET E NDERSHME.

Mbështes plotësisht qëndrimin dhe shqetësimet e drejta të shoqatave të biznesit për të ndalur “spekulimin e madh” me kursin e këmbimit duke varfëruar pjesën dërmuese të shqiptarëve, që mbijetojnë me dërgesat e familjarëve, të cilëve fuqia blerëse u është ulur të paktën 14% vetëm nga zhvlerësimi i Euro-s, pa llogaritur inflacionin e ushqimeve bazë që akoma është dyshifror.

Zhvlerësimi i paprecedentë i Euro-s mbi 14% në pak muaj është një goditje fatale e ekonomisë të drogës edhe ndaj bizneseve prodhuese dhe eksportuese të cilat po falimentojnë pasi u janë zeruar tashmë fitimet e tyre për shkak të pagesave që marrin në Euro nga partnerët ndërkombëtarë.

Janë të paktën 250 mijë punonjës që janë të lidhur direkt apo indirekt me prodhimin vendas dhe eksportuesit shqiptarë, të cilët janë në prag të humbjes së vendeve të punës.

Paradoksalisht edhe bizneset hoteliere janë në vështirësi financiare për shkak se kontratat e tyre me operatorët turistikë janë bërë kur Euro ishte 14% më e vlerësuar se sot.

Pra, e gjithë ekonomia po humbet të ardhura, ndërsa vetëm Qeveria dhe vetëm një grusht importuesish po fiton nga ky kurs i këmbimit për të paguar më lirë borxhin e jashtëm dhe për të shtuar fitimet në xhepat e importuesve.

I bëj thirrje në mënyrë të posaçme Bankës së Shqipërisë për të luajtur rolin e duhur të “garantuesit” dhe “gardianit” të stabilitetit financiar në vend.

Banka e Shqipërisë ka mekanizmat për të ndikuar në ekulibrimin e kursit të këmbimit dhe nuk duhet të mjaftohet duke e lënë këtë çështje thjesht si një “çështje e tregut të lirë”.

Banka e Shqipërisë duhet të japë sinjale të qarta se cilat janë pritshmëritë e kursit të këmbimit në ditët dhe muajt në vazhdim.

Gjithashtu duhet të ketë një diskutim të shëndoshë edhe për alternativa apo opsione të regjimeve të ndryshme të kursit të këmbimit, për mbajtjen në një ekuilibër të shëndoshë të kursit të këmbimit.

Një gjë është e qartë, që fajtori kryesor i kësaj situate është Qeveria dhe partneriteti i saj me paranë kriminale, që po “përmbyt” tregun vendas me valutë të huaj.

Nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve dhe biznesit sot, nesër do të jetë shumë vonë për të shpëtuar falimentin e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës për mijëra qytetarë.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.