Kreu i shtetit Ilir Meta u bën apel qytetarëve që të verifikojnë qendrat e votimit dhe nëse kanë probleme institucioni i tij do të hapë një portal ku qytetarët të informojnë për shqetësimet apo presionet për zgjedhjet.
POSTIMI I METES
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit!
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!
Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet.
