Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: Eshtë kënaqësi të bashkëpunosh dhe të luftosh me Berishën

23:58 / January 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta foto 770x43311sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raportet me Berishën dhe koalicioni me Partinë Demokratike kanë qenë dy nga pikat që presidenti Ilir Meta ka prekur gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Meta u shpreh ndër të tjera se me Berishën është kënaqësi të bashkëpunosh dhe të luftosh.

Fevziu: Çfarë raportesh keni patur me Berishën?

Meta: Me Berishën ke kënaqësi të bashkëpunosh dhe luftosh.

Fevziu: Tani që nuk është aq aktiv, si do ta përkufizonit rolin e tij në politikë?

Meta: Roli i tij është rol historik, me merita historike, natyrisht ka dhe përgjegjësi historike. Për sa i takon 96-97 mund ta kishte menaxhuar më mirë. Berisha ndahet në 2, Berisha i parë dhe i dytë.

Fevziu: Cila është merita e Berishës?

Meta: Nëse thotë diçka nuk ka nevojë as për të firmosur, i qëndron marrëveshjes.

Fevziu: E patët të vështirë të hynit në qeveri me të?

Meta: Jo, sepse nuk kisha rrugë tjetër. PS kishte bërë çdo përpjekje për të zhdukur një forcë si LSI që në 2007 ishte përcaktuese, që Rama të zgjidhej kryetar bashkie.

Fevziu: Përse u larguat nga qeveria me PD?

Meta: Kishte një marrëveshje. Marrëveshjen e kishim respektuar dhe u vlerësua për të bërë një marrëveshje tjetër. Të mos harrojmë se sjellja ka qenë shumë luajale, në kuptimin që kjo marrëdhënie përfundon. Falenderim për bashkëpunimin do të bëhet një zgjidhje apo zgjedhje tjetër, por votat tona nuk do të përdoren kundër qeverisë. Së dyti marrëveshja me PS dhe Ramën ishte gjithashtu një marrëveshje që në radhë të parë synonte zhbllokimin e integrimit. Dhe kusht i marrëveshjes ishte votimi i tre ligjeve që Rama i kishte bllokuar.

Fevziu: Po sot çfarë marrëdhëniesh keni me Berishën?

Meta: Shumë korrekte.

Berishen i lumtur Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.