Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta i përgjigjet Ramës: Do ta bëjmë natën-ditë. Ironia për Veliajn: Pse thërret VIP-at kur punët i ke mirë?

12:35 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nuk do të flenë gjumë, por do ta bëjnë edhe natën-ditë. Për të Rama është i tmerruar nga bilanci katastrofik në zgjedhje ndaj dhe bën thirrje të tilla që demokratët “t’ja fusin gjumit më 14 maj”, por thotë se kjo gjë nuk do ndodhë pasi qytetarët do përmbushin vullnetin e tyre demokratik.

“Nuk do të ketë gjumë në këto katër ditë, madje edhe natën do ta bëjmë ditë. Së bashku edhe me të gjithë socialistët e ndershëm që kanë qenë viktimat e para të uzurpimit të vulës së PS-së nga një seks si rilindja që i ka sjellë dëme të jashtëzakonshme vendit. Sot dua tu kërkoj të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre jo vetëm qytetar, jo vetëm kushtetues, por mbi të gjitha patriotik në këto momente kritike për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe për të kuptuar se abstenimi nuk është zgjidhje, është ndihma më e madhe që i jepet një bande që të vazhdojë të plaçkisë Shqipërinë, taksat dhe buxhetin e shtetit. Të gjithë duhet të bëhen pjesë e ndryshimit. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet nesër, aq më keq ai që tregton votën e tij”, tha Meta.

Nga ana tjetër, Meta ka ironizuar edhe Erion Veliajn, për të cilin thotë se kujdeset vetëm për VIP-at, jo për qytetarët e thjeshtë. “Kur i kanë punët kaq mirë, pse thërrasin VIP-a? se kanë braktisur qytetarët. VIP-at jetojnë në zona rezidenciale pa trafik. Por 1 milionë banorë e dinë që s’i duhet kryebashkiaku që kujdeset për VIP-at, por për ata, për prindërit e të moshuarit”, tha Meta.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.