Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta i shqetësuar për rritjen e çmimeve: Një litër qumësht, më shtrenjtë se në Gjermani

16:49 / June 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të qumështit.

Kreu i PL-së, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se një litër qumësht në Shqipëri shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali.

“Shfarosja e blegtorisë në 4 vitet e fundit është një rekord i pashembullt në rajon dhe Europë dhe pasqyrë e saj është braktisja e fshatit dhe shpopullimi i tij.

Kjo është pasojë e mbylljes së fermave, stallave, staneve, baxhove, mosmbështetjes së fermerëve dhe ‘shtrydhjes’ së prodhimit vendas me zgjedhën tatimore më mizore në kontinent, që po i shkaktohet një vendi dhe një populli tradicionalisht dhe historikisht të lidhur me blegtorinë.

Nga rreth gjysmë milion krerë lopë para katër vitesh sot kanë mbetur më pak se gjysma, që sipas INSTAT po firon dhe kjo çdo vit me rreth 10%.

Një litër qumësht në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali, dhe 12% më shtrenjtë se mesatarja europiane.

Ndërkohë që 18% e buxhetit të BE shkon vetëm për blegtorinë, as 1% e buxhetit tonë nuk shkon për bagëtitë dhe prodhimin e tyre.

Prandaj qumështi te ne rrjedh vetëm në një drejtim nga jashtë brenda. Me çmime të fryra përtej çdo logjike financiare dhe ekonomike për të pasuruar korporatat dhe kompanitë importuese dhe varfëruar prodhuesin vendas dhe qytetarin konsumator.

Është e shkaktuar dhe e provokuar!

Vetëm një qeverisje patriote dhe e përkushtuar e ndal këtë rrënim!”, shkruan Meta.

Iir meta qumështit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.