Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta jep arsyet e kthimit të ligjit për Aeroportin e Rinasit: Pas 25 prillit vendi kthehet në “shina”

12:55 / February 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
METAA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dekretin për rishqyrtim të ligjit për Aeroportin e Rinasit. Në një konferencë për media, Kreu i Shtetit tha se ka argumentuar në 43 faqe dokument të gjitha arsyet e kthimit të këtij ligji.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, përfshirë edhe ata të opozitës së re, që të lexojnë argumentet e Presidentit, para se të ngrenë kartonët e të votojnë në Kuvend.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar. I bjë thirrje cdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë. Paralajmëroj se për cdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi. Pas 25 prillit, kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë.

Shpresoj të lexoni marrëveshjen, para se të ngrini kartonin. Ftoj të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të njihen me argumentet e Institucionit të Presidentit në 43 faqe. Është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë ‘nuk dinim gjë’. Por edhe opinioni publik le të njihet me këtë ‘kryevepër’ të kapjes së shtetit”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.