Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Meta kërkoi përjashtimin nga seanca të përfaqësuesve të Kuvendit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën

13:44 / February 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata kushtetuese 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa përfaqësuesit ligjor të presidentit Ilir Meta kanë kërkuar që mos të jenë të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën.

Pasi u tërhoq për të vendosur mbi pretendimet e Metës, Kushtetuesja vlerësoi se ajo është vënë në lëvizje nga kryeparlamentari me datë 14 qershor të vitit të kaluar, kohe kur drejtohej nga Gramoz Ruçi kur është përcjellë vendimi nr. 55 i Kuvendit.

“Na rezulton se kryetari i Kuvendit ka autorizuar përfaqësuesit sipas ligjit. Pretendimet do te bëhen pjese e analizës dhe vendimmarrjes se gjykatës ne vendimin përfundimtar”, u tha në argumentet e gjykatës.

Këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj bëri një kërkesë të re paraprake që lidhej me përfaqësuesin e Kuvendit në seancë. Gjatë fjalës së tij Dervishaj tha se “Legjislatura e Kuvendit ka mbaruar në shtator 2021 dhe ka filluar legjislatura e re. Presidenti e konsideron jolegjitime praninë e përfaqësuesve të Kuvendit”.

Sipas përfaqësuesit ligjor të Metës, tashmë është legjislaturë dhe përbërje e re në Kuvend. Ndërkohë, pretendimit të Dervishajt iu përgjigj përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, e cila theksoi se ky argument nuk qëndron. “Pretendimi nuk qëndron, pasi Kuvendi ka vijimësi. Vendimet e marra vijojnë. Një vendim i Kuvendit kurrsesi nuk behet nul se janë bërë zgjedhje te reja. Nëse vendimet e Kuvendeve te mëparshme bëhen nul, atëherë edhe Ilir Meta nuk është me president se duhej konfirmuar nga legjislatura e re.”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.