Kreu i shtetit Ilir Meta ka kujtuar përmes një videojë tubimin e një viti më parë të organizuar prej tij siç është shprehur në mbrojtje të sovranitetit dhe Kushtetutës.
Meta thotë se pranvera kuqezi po vjen duke e quajtur 25 prillin një referendum historik.
POSTIMI I METES
Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!
