Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve.
Ai u shpreh se nuk ka pasur komunikim me Metën dhe nëse kjo gjë do ndodhte do ishte lajm i madh për to.
“Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta. Do ishte një lajm shumë i madh. Raportet mes LSI-PD janë më solide se kurrë, është një aleancë kundër mafias. Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes,” tha Vasili.
