Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta letër Mbretit në Ditën Kombëtare të Suedisë: Shumë prej jush kanë arritur majat e suksesit, kjo vetëm falë mundësive që ofron demokracia e vërtetë

10:05 / June 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita Kombëtare e Suedisë, Meta letër Mbretit Carl XVI Gustaf: Jeni vend kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i ka dërguar një letër urimi Mbretit suedez Carl XVI Gustaf, me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë.

Meta thotë në letër se Suedia është vendi kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa i përcjell mbretit suedez në emër të Shqipërisë urimet më të sinqerta.

“Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta!

“Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Postimi i plotë:

Sot është Dita Kombëtare e Suedisë, një vendi kampion të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

Ndaj bashkë me urimin zyrtar për Madhërinë e Tij, Carl XVI Gustav, dua të shpreh urimet më të mira për të gjithë bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në këtë vend si qytetarë të denjë dhe janë faktor i rëndësishëm për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve e popujve tanë.

Ne jemi të lumtur që shumë prej tyre kanë arritur majat e suksesit në këtë vend në të gjitha fushat.

Dhe kjo vetëm falë mundësive që ofron demokracia e vërtetë.

 Madhëria Juaj, Mbreti Carl XVI Gustaf,

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta!

Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë.

Duke përfituar nga ky rast shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe kahershme mes Suedisë dhe Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në saje të vullnetit dhe vendosmërisë sonë të përbashkët, kjo miqësi do të vazhdojë të rritet e të forcohet edhe më tej në ardhmen.

Madhëria Juaj,

Teksa pandemia COVID-19 ka goditur mbarë botën dhe vendet tona, uroj që së bashku me veprime të mirëmenduara e bashkërenduara, me mençuri dhe force do ta kapërcejmë këtë situatë, do të rikthehemi në normalitetin e jetës së përditshme dhe do të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Duke përsëritur urimet e mia më të mira për shëndetin tuaj si dhe begatinë e Suedisë, ju lutem Madhëri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë

Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. Meta: “I di vetë ajo veprimet e saj” Kryemadhi: “Mos u merr me llafe grash”

12:05 / June 24, 2026

Gjyqi i Ilir Metës, GJKKO nuk lejon transmetimin live dhe daljen nga kafazi

19:58 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.