Ilir Meta deklaroi se mbi 50 për qind e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendorë, do të jenë të rinj.
Përfshirja e të rinjve në forcën politike që ai drejton, sipas Metës, do të fuqizojë rolin e tyre shumë shpejt.
“Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona. I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana”, shkruan Meta.