Kryesia e Partisë të Lirisë diskutoi për kriteret e përzgjedhjes të 1650 kandidatëve të saj për Këshillat Bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit.
“Integriteti, lidhjet me komunitetin dhe fuqia denoncuese e korrupsionit do të jenë kritere kryesore për kandidim. Nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere.
Nga dita e hënë procesi i aplikimit për kandidim do të jetë i hapur.
Në 14 Maj monizmi merr fund dhe qytetarët rimarrin në dorë fatin e bashkive të tyre që ato t’u shërbejnë vetëm qytetarëve. Ndryshim me çdo çmim”, shkruan Ilir Meta në Facebook.
Postime te ngjashme
Add A Comment
