Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar këtë të hënë me studentë të Universitetit të Vlorës.
Duke publikuar foto nga ky takim kreu i shtetit shkruan se ndau me ta ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar. Ndër të tjera kreu i shtetit apelon të dëgjohet zëri i të rinjve.
“Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë.” shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.
