Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta me studentët në Korçë: Të mbështesim rininë, të ndalim shpopullimin

12:11 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me një grup studentësh të ekselencës të Universitetit të Korçës duke u shprehur se duhen bërë të gjitha përpjekjet për të mbështetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin.

Presidenti Meta pasi i dëgjoi dhe mbajti shënim të gjitha shqetësimet e tyre, theksoi se:

“Korça i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë mundësitë dhe shanset e barabarta të rinjve të talentuar për të mos emigruar në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoni të Veriut.

Fatkeqësisht largimi i tyre vijon në nivele alarmante për shkak se zëri i studentëve dhe i të rinjve nuk dëgjohet.

Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë. Të dëgjojmë zërin e tyre, t’u japim çdo shans, t’u krijojmë çdo mundësi dhe të rritim pjesëmarrjen e të rinjve në çdo nivel përfaqësimi.

Është koha të bashkojmë të gjithë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të rikthejmë besimin e shpresën tek të rinjtë dhe tek të gjithë qytetarët, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë europiane.

Unë besoj fort tek demokracia. Demokracia është fuqia e popullit. Forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë.

Kjo kërkon së pari standarde europiane në edukimin dhe formimin profesional të tyre.

Mbështetja për studentët e ekselencës dhe më të talentuarit është detyrë e shtetit dhe shërbimi më i mirë për të ardhmen”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.