Video e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta duke festuar me tifozët e Celtic para sfidës së Champions League në Sarajevë është bërë virale dhe po bën xhiron e botës.
“The Sun”, Yahoo.com”, “Msn.com”, “Daily Telegraph”, media europiane, apo deri edhe Australi dhe në Indi kanë publikuar videon e takimin e veçantë të Metës me fansat e Celtic FC.
Në fakt, video u publikua nga Presidenti i Shqipërisë në profilet e tij në rrjetet sociale, por u shpërnda menjëherë kudo dhe është komentuar gjerësisht nga tifozët skocezë, por edhe nga media ndërkombëtare. “Festë presidenciale”, shkruan në titullin e artikullit përkatës edicioni skocez i tabloidit të famshëm britanik “The Sun”, që raporton se Presidenti Meta është takuar rastësisht me tifozët bardhejeshil në rrugët e Sarajevës dhe ka kaluar disa momente gazmore së bashku me to.
“President Meta këndoi me fansat dhe më pas postoi videon në profilin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk munguan edhe batutat për legjendën e Celtic, shqiptarin Rudi Vata”, shkruan “The Sun”.