Kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë të ditur këtë mëngjes se po udhëton drejt Tropojës, e ndërkohë në postimin e tij ka vijuar të flasë për reformën në drejtësi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari, vajzës së heroit të Demokracisë Azem Hajdari.
“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim ati në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim ati që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Hajdari.

