Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Meta: Nesër dorëzojmë padi! Kuvendi falsifikoi dokumentet

20:19 / February 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese u tërhoq ditën e sotme për të marrë një vendim rreth kushtetutshmërisë ose jo të kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta dhe do të vijë me një vendim brenda 30 ditësh.

Pas këtij vendimit, Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit, Bledar Dervishaj, doli në një deklaratë për mediat, ku dha detaje lidhur me “shkeljet e pretenduara”. Fill pas kësaj deklarate të përfaqësuesit ligjor, Presidenti Meta mbajti një konferencë live për mediat.

Para gazetarëve Presidenti tha se ditën e nesërme do të depozitohet një padi ndaj Kuvendit. Kreu i shtetit thekson se kemi të bëjmë me një falsifikim të shkresës nga Parlamenti, që sipas tij është një gjë e rëndë dhe kriminale.

“Nesër në orën 09:00 në faqen zyrtare të Presidentit do jenë të publikuara 72 pyetjet dhe përgjigjet. Do t’u përgjigjem disa prej tyre që besoj se kanë interes për ju. Veprimtaria ime ka qenë e qartë për të gjithë palët. Nuk kam mbështetur asnjë subjekt në zgjedhje. Nesër ne do të dorëzojmë padi, pasi është gjë shumë e rëndë dhe kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit, Kuvendi të dorëzojë një provë gjoja të re, që është falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë që synon kapjen e institucionit të Presidentit”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.