Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta ngre alarmin: Situata nga pandemia në Shqipëri është dramatike

14:22 / July 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta e cilëson si dramatike situatën nga pandemia e COVID-it në Shqipëri. Në kuadër të 2-vjetorit të themelimi të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dhe doktorin nga Kosova, Halit Gërbeshi, ndërsa u ndal edhe te pandemia. “Kjo situatë dramatike e pandemisë në vendin tonë por edhe në gjithë botën dhe gjesti i jashtëzakonshëm i dhuruesve vullnetarë të gjakut në këtë situatë, më kujtojnë fjalimin e Winston Churchill si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, në1940-ën, vitin e parë të Luftës së Dytë Botërore kur u tha britanikëve: “Nuk kam çfarë t’ju ofroj përveçse gjakut, mundit, lotëve dhe djersës. Ashtu edhe dhuruesit tanë vullnetarë të gjakut me shpirt human, zemërgjerësi dhe shqiptarizëm, pa egoizëm, kanë dhuruar dhe ofrojnë ç’ka kanë më të shtrenjtë: gjakun e tyre, për të shpëtuar bashkatdhetarët e tyre”.

Një mesazh, Meta kishte edhe për politikën. “Sot, pas 2 vitesh jetë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, ndihem krenar për punën dhe angazhimin e anëtarëve të saj. I falenderoj të gjithë vullnetarët, institucionet shtetërore, shoqatat, komunitetet fetare, por kryesisht të rinjtë në mbarë vendin, për përkushtimin e tyre për mbështetjen e kësaj kauze jashtëzakonisht humane e fisnike, si edhe për angazhimin konkret për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me gjak, për ata që kanë nevojë, duke bërë të mundur vazhdimin e jetës për qindra e mijëra bashkëqytetarë në Shqipëri. Falë impenjimit dhe kontributit të dhuruesve të ndryshëm janë përballuar situata të vështira siç janë stina e verës dhe ajo e dimrit, por edhe pandeminë COVID-19, kur mungesa e furnizimit me gjak është ndjerë më shumë.

Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri që jep, dhuron, ndihmon dhe përkujdeset për të tjerët. Nëse shembulli i përkushtimit të dhuruesve të vazhdueshëm të gjakut do shtrihej në të gjithë sektorët e jetës, shoqëria dhe vendi ynë do ishte më i mirë do të ishin shumë më mirë se sa jemi sot. Do kishim një qeverisje shumë më të mirë, do të kishin institucione shumë më të forta dhe funksionale, do të kishim një klasë politike që vë njerëzit e thjeshtë mbi veten. Padyshim që do kishim shumë herë më pak korrupsion, më pak krim, më pak dhunë, por do të kishim shumë më tepër tolerancë dhe respekt për dinjitetin njerëzor dhe do kishim një shoqëri shumë më të bashkuar e të shëndetshme” shkruan Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.