Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp me median u pyet lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump për kryeministritn shqiptar ku kërkon tërheqjen e 5G nga Kina dhe zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem.
Meta nuk ka pranuar të komentojë këtë letër duke thënë se nuk është ekspert. “I uroj të shkuara Trump, por s’jam ekspert për këto çështje, brenda dhe jashtë Amerikës. Jam këtu si kryetar i shtetit për të lajmëruar për veprimtaritë kriminale që shkatërrojnë financat e shtetit. Shqetësimi im është se janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë në shifra prej miliarda eurosh. Shqetësimi im është se ka dyshime për lojë korruptive të disa zyrtarëve. Ky shtet po vazhdoi kështu edhe 5 muaj, merr borxhe këtej, la të Bechettit andej… Iu bëj thirrje të gjithëve të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre shtetërore”, tha ai.
