Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të statusi në “Facebook”, ka paralajmëruar protesta të fuqishme
Sipas tij, këto protesta do të rrëzojnë qeverinë që “nuk dëgjon qytetarët të cilët po vidhen çdo ditë”.
“Shqiptarët po vidhen papushim dhe pamëshirë. Është e qartë që çmimet do të bien, kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet shumë shpejt në protesta të fuqishme”, shkruan Meta.