Kreu i shtetit Ilir Meta ka përkujtuar albanologun Milan Sufflay, i cili u vra 90 vjet më parë.
POSTIMI I METES
Në 90-vjetorin e vrasjes së Tij brutale, nderojmë sot me mirënjohje kujtimin e paharruar dhe veprën e jashtëzakonshme të mikut të madh të kombit tonë, Dëshmorit të Albanologjisë, Milan Šufflay, i cili sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe lashtësisë të shqiptarëve.
Një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë!
