Nga Bedri Islami /


Presidenti i vendit doli sot, papritmas, në një konferencë të dytë për mediat.

I njohur për lidhje të forta me disa gazetarë të njohur opozitarë, si Fahri Balliu, Nikollë Lesi, Çim Peka etj, Meta nuk ka ndonjë afërsi të madhe me mediat e tjera. Ëashtë ndodhte figura politike që, me qetësi e dashuri, u shmanget kontakteve me mediat.

Meta sot përsëriti Metën e djeshëm.

Ai u përpoq të hiqte nga vetja barrën e shkeljes kushtetuese, duke e quajtur proçesin e së hënës si një gjë që ka lidhje me kodin zgjedhor.

Ndërsa “harroi” të cilësonte se vetë Kodi Zgjedhor është burim i Kushtetutës.

Nëse Meta kishte folur për Kodin Zgjedhor, atëherë pse kërkon gjykim nga Gjykata Kushtetuese?

Më groshë nuk bëhet politikë!

Dalja e Ilir Mets sot, duke paralajmruar dhunën e 30 qershorit, mund të cilësohet një ditë si një akt ndjellës ndaj dhunës, dhe shumë pak njerëz mund të kenë haruar se në zgjedhjet e vitit 2017, njeriu që bëri thirrje për përplasje ishte pikërisht ai vetë.

Meta u bë vetëm një herë tej “qetësisë” së tij, kur ai u pyet nse vendimi i tij ka të bëjë me një përplasje interesash, pasi, nga vendimi i tij përfiton gruaja e tij, drejtuese e LSI-së.

Ai tha vetëm , “mos u bëni qesharakë”, por kjo nuk e përjashton të vërtetën.

Meta , edhe një herë vendosi theksin e gabimit tek Edi Rama. Meta theksoi se Rama kishte qenë kundër negociatave dhe se Rama duhej të kishte propozuar shtyerjen e zgjedhjeve. Logjikë e prapshtë presidenciale. 
Si mundet shefi i qeverisë të propozojë anullimin e zgjedhjeve,kur ai ka hyrë në fushatë? Nuk është Rama që nuk i do zgjedhjet,por janë Basha, Kryemadhi etj që nuk i duan.

Nëse Rama do të kishte kërkuar anullimin e zgjedhjeve, kjo do të kishte qenë dorëzimi i tij para krimit politik?

Edi Rama ka gabimet e tij, bile , disa prej tyre kanë ndikuar në këtë gjendje ku është sot vendi, sidomos mosndëshkimi i së keqes.

Mirëpo, Meta, duke thënë se mbështet kauzën e opozitës, në fakt është për largimin e Ramës nga qeverisja, është për krijimin e qeverisë teknike, sepse këto janë dy kauzat e opozitës.

Meta doli sot edhe një herë për të përsëritur keq Metën e së hënës.

Më mirë të mos kishte dalur!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here