Preisdenti i vendit Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme duke sulmuar përsëri kryeministrin Edi Rama.
Teksa reformën në drejtësi e quan “ramaformë”, Kreu i shtetit me një shënim në faqen e tij në Facebook, shkruan se përgjigjja se çfarë është “Ramaforma”, është e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. .
Postimi i Metës
Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.
