Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta prezanton programin e shëndetësisë, nga dyfishimi i pagave për mjekët te ilaçet falas për pensionistët

12:16 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 11 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të premte ka shpalosur disa nga pikat e platformës së tyre që do të zbatojnë për sektorin e shëndetësisë nëse vijnë në pushtet. Në një tryezë për shëndetësinë, Meta theksoi se të moshuarit nuk do të paguajnë asnjë lekë për ilaçe, pasi të gjitha do të rimbursohen. Mes të tjerash Meta u zotua se qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë shumë pranë qendrave të banuara, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve. Nga ana tjetër Meta foli dhe për dyfishim të pagave për mjekët dhe infermierët.

“Disa ditë më parë kam marrë angazhimin publik, që me ardhjen në pushtet, të gjithë pensionistët e Shqipërisë nuk do të paguajnë asnjë lek, për barnat, që u duhen atyre për shëndetin dhe që mjekët ua rekomandojnë nëpërmjet recetës. Në shumë takime jam impresionuar nga vlerësimi shumë pozitiv i këtij angazhimi tonë si Parti e Lirisë, jo vetëm nga pensionistët e nderuar, por aq më shumë nga të rinjtë, apo qytetarë në moshë aktive, të cilët janë të preokupuar për shëndetin e prindërve dhe gjyshërve të tyre më shumë së për çdo gjë tjetër.

Aksesi, pra marrja e shërbimit sa më afër banesës, është elementi thelbësor i sistemit shëndetësor. Element që ka marrë goditje shumë të Rënda nga çorganizimi i qëllimshëm Rilindas. Ne, duke zbatuar me këmbënguljeje hartën sanitare, do të afrojmë shërbimin shëndetësor pranë qytetarit duke e mbuluar territorin me qendra shëndetësore dhe ambulanca, sa më pranë banesës.

Nuk mund të kuptohet sistemi shëndetësor pa mjekë dhe infermierë të paguar në mënyrë dinjitoze. Pikërisht për këtë arsye kaq të rëndësishme, ne angazhohemi për rritje 50% e menjëhershme e pagës së mjekëve, specialistëve dhe infermierëve me synimin afatgjate te dyfishimit te pagave ne shendetesi. Kjo rritje është plotësisht e mundshme dhe do te mund të jetë edhe më e madhe, pasi mundësitë financiare janë të gjitha, por kjo eshte penguar deri tani sepse xhepat gjigand të oligarkëve dhe të qeverisë, përpijnë miliarda euro”.

Ilir Meta Kryetari i Partisë së Lirisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.