Meta ka vijuar në konferencën për shtyp të flasë edhe për etiketimin që i bën kreu i qeverisë, Edi Rama si burri i Monikës. Por mesa duket Presidentit i është sosur durimi me këtë etiketim, duke e paralajmëruar se nëse do e quante më kështu, do i thoshte gruaja e Bilalit.
Por kush është Bilali që përmend Meta? Ai është pronar i një servisi makinash në New Jersy, i cili i mundësoi Edi Ramës në tetor të vitit 2012 pjesëmarrjen në një takim me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, ku Kryeministri shqiptar, asaj kohe lider opozite, përfitoi të bënte dhe një foto që më pas u shpërnda në media.

