Komisioni hetimor për kreun e shtetit Ilir Meta ka diskutuar lidhur me refuzimin sërish të kreut të shtetit për të marrë pjesë në këtë komision në një seancë dëgjimore. Anëtari i komisionit, Spartak Braho është shprehur që prseidenti të thirret me dhunë në këtë komision.
“Presidenti ka detyrimin të sillet dhe me forcë, të gjejmë mjetet por është çështje vullneti. Do të thotë që ai nuk ka vullnet që është më kryesorja të njohë këtë Kuvend, komisionin hetior dhe jo më të paraqitet. Unë do ta shtroj çështjen ndryshe. Ky president nuk ka karakter. Kjo është themelorja. Më kujtohen dhe ngjarjet e viteve të shkuara, kur ky President në pozitën e kryeministrit në atë kohë e mori me dhunë mister Debulesën, Myslymit mund ti kujtohet, për Berishën e kam po. Ashtu siç Berisha e ka marrë këtë me dhunë në ngjarjet e Poliçanit. Tani unë vras mendjen çfarë kanë kurdisur midis tyre? Pse nuk vjen ky sot në Parlament, i thirrur nga komisioni hetimor? Veç të tjerave akuzohet nga materialet që kemi përpara për thirrje me dhunë e për dhunë, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal. Ne duhet të shfaqim vullnetin tonë, ai duhet thirrur me dhunë, nesër. Le ta hedhim në votë”, ka propozuar Braho.
Ndërsa sekretarja e komisionit, Klotilda Bushka ka hedhur idenë që mos të dërgohen më ftesa Presidentit, duke qenë se ai nuk ka vullnet të njohë këtë komision dhe të vijohet me punën sipas planit të komisionit.
“Nuk ka vullnet nga ana e presidentit për tu dëgjuar në këtë komision, e për sa kohë mungon vullneti dhe ky komisiion në mënyrë aktive dhe konkrete i ka realizuar të gjitha mundësit ëpër ti mundësuar preidentit të jetë i pranishëm dhe të shprehë pikëpamjet e veta unë mendoj që përsa kohë mungon vullneti është jo e logjikshme që ne të vijojmë me këtë proces pambarimisht sepse kemi një plan pune, rregulla që e normojnë aktivitetin e komisioneve hetimore dhe të vendosim në përputhje me atë që kemi në objekt të punës. Për ne rëndësi ka hetimi dhe që të garantohen të drejtat e palëve t përfshira në këtë proces hetimor”, tha znj. Bushka.
Ndërsa deputetja Vasilika Hysi propozoi që të lihet në dorë të Presidentit dita dhe ora se kur kërkon të paraqitet.
