Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke uruar një javë të mbarë për qytetarët dhe ndjekësit e tij, ndërkohë që këtë të hënë është parashikuar seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet vendimi për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.
“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta.
Kreu i shtetit duket se e ka nisur me energji ditën, i veshur sportiv dhe për xhiro tek Liqeni i Tiranës.
