Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës me mandat 9-vjeçar, që krijohet më 8 prill pas përfundimit të mandatit të anëtarit të saj Përparim Kalo.
Në njoftimin e Presidencës, qe behet vetem 5 dite perpara se Kushtetuesja te shqyrtoje shkarkimin ose jo te Presidentit, thuhet se Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese nr.11 prot., datë 07.01.2022, me Dekretin nr. 13 413, datë 13.01.2022, ka miratuar:
Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet më datë 08.04.2022.
Presidenti i Republikës fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin përkatës.