Presidenti Ilir Meta mori pjesë në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku u fol për “Trendin aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, ndërsa e pranishme në këtë tryezë ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, Senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme.
Ajo që u vu re ishte prezenca e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum.