Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: Sistemi ligjor ka rënë! Të kërkosh integrim europian në këtë situatë…

21:31 / October 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk mund të ketë integrim europian të vendit në një situatë ku ka rënë sistemi ligjor. I ftuar në emisionin “Spotlight”, Meta u shpreh se kryeministri Rama i ka uzurpuar të gjitha pushtetet që nuk i takojnë, ndërsa disa iu falën nga vetë opozita.

Ilir Meta: LSI për fat të keq e humbi misionin padashje për shkak të disa vendimeve që mori dhe që e nxorrën nga misioni i saj si forca që garantonte integrimin europian të vendit. U krijua për të zhbllokuar këtë çështje. Aktualisht nuk është prioriteti numër një. Këtu kemi problemin kryesor që ka rënë sistemi demokratik, shteti ligjor dhe janë shkelur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Që nga liria e shprehjes, liria ekonomike, sipërmarrjes, konkurrenca.

Kuptohet se në rast se do kesh prioritet integrimin europian kur ka rënë sistemi, do të thotë se je një Donkishot. Vetëm kur shteti është i lirë, atëherë mund të ecësh drejt rrugës europiane. Progresraporti thotë se kanë rënë me 30% shkëmbimet e informacioneve mes policisë tonë dhe atyre të huaja. Është një rënie e sistemit që duhet ringritur. Ky është thelbi i Partisë së Lirisë.

Nuk ka një bazë ideologjike pasi nuk është problemi i karakterit të ngushtë ideologjik. Vetë PS duhet të ishte partia e mbrojtjes së shtresave më të thjeshta të shoqërisë. Duhet të ishte një parti që ka një raport me integritet me këtë shtresë të shoqërisë. Nëse do shihni raportin e Shqipërisë përpara 90’, të gjithë treguesit socialë janë përkeqësuar. Nuk është çështje që të bëhemi më të majtë apo të djathtë. Duhet të garantojmë atë sukses që i jep zgjidhje. Ka humbur ky kontroll i qytetarëve. Rama do që të uzurpojë pushtete që nuk i takojnë. Opozita ka fajin e saj duke i lënë të gjithë pushtetet Edi Ramës.

Ilir Meta integrim sistemi ligjor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.