Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta sulmon sërish Prokurorinë e Posaçme: Izoloi Berishën dhe rrëmbeu Belerin

20:12 / June 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në konferencën organizative të partisë në Tiranë.

Ai ka sulmuar sërish SPAK-un, për të cilin ka thënë se nuk shikon provat e korrupsionit, me qëllim që mos të ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sipas tij SPAK ka izoluar politikisht Berishën dhe po shërben si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik.

“Në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, i cili tani po ndihmon edhe mafian italiane dhe rumune për t’u fuqizuar, kur skandali Rama-Coldea sapo ka nisur të zbardhet.

Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë  si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik”, tha Meta.

Ilir Meta spak sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.