Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta takon inxhinierin që u gjobit për shkelje të masave anti-Covid: Para përgjegjësisë ata që e përdorin postin për qëllime të ulëta politike

15:40 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim inxhinierin në pension, aktualisht Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi, që sipas Kreut të Shtetit, është gjobitur për shkelje të masave anti-Covid.

Në mesazhin e tij, Presidenti thekson se kjo është një gjobë e pastër politike ndaj inxhinierit, pasi sipas tij, në aktivitetin ku ai ka qenë i pranishëm, të gjithë të ftuarit kanë qenë duke respektuar masat e nevojshme.

Mesazhi i Metës:

Me një gjobë arbitrare dhe tërësisht politike, 5 milion lekë, Qeveria ka ndëshkuar pa të drejtë inxhinierin e shquar në pension, z.Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, për gjoja shkeljen e masave antiCOVID, në ceremoninë e organizuar pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Durrësit, me rastin e vlerësimit nga Presidenti i Republikës me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” të arkeologut të mirënjohur, Profesor Vangjel Toçi (pas vdekjes).

Lidhur me këtë gjobë të pastër politike, e prita sot në takim z.Deliallisi për t’u njohur prej tij me rrethanat e këtij veprimi skandaloz dhe të papranueshëm të Qeverisë.

Më informoi se ky aktivitet simbolik, me pjesëmarrje tepër të kufizuar, i zhvilluar edhe me rastin e 30-vjetorit të Shoqatës “Durrësi Autokton” dhe që kulmoi me ceremonialin zyrtar shtetëror të dekorimit nga Presidenti i Republikës të Profesor Vangjel Toçit, është kryer me dakordësinë e Bashkisë Durrës, që kishte vendosur në dispozicion Pallatin e Kulturës për zhvillimin e këtij aktiviteti.

E gjithë ceremonia është organizuar duke respektuar masat e nevojshme, ku të gjithë të ftuarit, sipas ligjit, kanë qenë të pajisur me maska dhe kanë ruajtur distancat fizike.

Të ndëshkosh me gjobë 5 milionë lekë inxhinierin e shquar në pension z.Abdulla Deliallisi është njësoj si të kesh ndëshkuar të gjithë ata, që mbrojnë kauzën e drejtë të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e kombëtare, si dhe traditat më të mira të qytetarisë durrsake.

E garantova inxhinierin e shquar në pension, z.Deliallisi, se Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe të shoqatës “Durrësi Autokton”, në të gjitha procedurat ligjore për kundërshtimin e kësaj mase dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre, që funksionin shtetëror e përdorin për qëllime të ulta politike, shantazh dhe presion ndaj qytetarisë durrsake.

anti-Covid Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.