Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan.
Meta bën me dije se të dy kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhviluar ato më tej.
‘Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona’, shkruan Meta.

