Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Familjes, citon Nënë Terezën dhe Sami Frashërin

12:24 / May 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë sot një urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, duke e vënë theksin tek vlerat e familjes shqiptare.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, Meta nënvizon se familja është djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi.

Mes të tjerash ai nënvizon edhe disa nga vështirësitë me të cilat përballen sot familjet shqiptare, siç është dhe varfëria, ndërsa kujton edhe një thënie të Nënë Terezës.

Postimi i Metës
👨👩👧👦🇦🇱 Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!
Tradita shqiptare ka si qendër të saj familjen. Vlerat dhe zakonet tona kombëtare janë kultivuar pranë vatrës familjare sepse familja është institucioni më i qëndrueshëm mbi të cilin është ndërtuar jeta shoqërore, djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi.

Vetëm përkushtimi ndaj familjes na forcon dhe na bën një komb më vital dhe më të bashkuar sepse siç na ka mësuar Sami Frashëri: “Dashuria për Atdheun lind nga dashuria për familjen.”
Por familjet shqiptare janë gjendur vazhdimisht në rrethana të vështira për shkak të varfërisë, mungesës së përkrahjes së duhur sociale, papunësisë dhe arsimimit jocilësor.
Divorcet, vetmia, dhuna dhe shfrytëzimi i të miturve janë fenomene tragjike që e kanë kërcënuar rolin e familjes, goditur themelet e shoqërisë dhe zbehur ndjenjat e atdhedashurisë.
Vetëm një familje e shëndetshme mund të kontribuojë në harmoninë dhe në paqen shoqërore, si dhe të sjellë përfitime në çdo sektor të jetës dhe zhvillimit të vendit.
Ndaj forcimi i rolit, vlerave dhe mbrojtja e saj duhet të jetë prioriteti ynë, udhëhequr nga deviza: FAMILJE! ATDHE! KOMB!
Duke luftuar për familjen e lumtur, solide, në mirëqenie dhe në paqe brenda saj, nëpërmjet politikave konkrete mbështetëse që luftojnë varfërinë, ne do të ndalim edhe shpopullimin dramatik dhe do të garantojmë të ardhmen tonë të suksesshme në këto kohë globalizimi!
E mbështes fuqimisht forcimin e familjes dhe do të vijoj të promovoj energjikisht mbrojtjen e saj.
Të mos harrojmë çfarë na mësoi Shenjtorja shqiptare dhe e mbarë njerëzimit, Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.