Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Meta uron Steinmeier për rizgjedhjen si President i Gjermanisë

10:15 / February 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metaa 1 596x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta uron homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për rizgjedhjen në këtë post.

Në urimin e tij në “Facebook”, Meta thekson se “Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses misionin Tuaj në drejtimin e Gjermanisë dhe se marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen dhe zgjerohen më tej, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”.

Më tej, Kreu i Shtetit Shqiptar i drejtohet homologut gjerman, duke i thënë se “Në këto momente sfiduese për Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Europën, përvoja dhe urtësia Juaj përbëjnë një garanci të shëndoshë në bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit”.

Urimi i plotë i Metës:

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj Frank-Walter Steinmeier,
I dashur mik,
Jam shumë i lumtur që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta me rastin e rizgjedhjes Suaj President i Gjermanisë.

Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses misionin Tuaj në drejtimin e Gjermanisë dhe se marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen dhe zgjerohen më tej, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Në këtë çast të veçantë për kombin Tuaj, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë, në emër të popullit shqiptar, për rolin e rëndësishëm mbështetës të Gjermanisë dhe kontributin Tuaj thelbësor në procesin euroatlantik jetik të Shqipërisë dhe avokatinë thellësisht vendimtare në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mbështetja, i nderuar President, përmes Procesit vital të Berlinit, mbetet jo vetëm e vetmja perspektive gjeopolitike e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe rruga e qartë për të garantuar hapat e sigurt drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në Bashkimin Europian.

Në këto momente sfiduese për Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Europën, përvoja dhe urtësia Juaj përbëjnë një garanci të shëndoshë në bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Duke Ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen Tuaj si President i Gjermanisë dhe dëshirën për t’u takuar së shpejti, Ju lutem pranoni, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Rama publikon pamjet nga Tale e Lezhës: Një tjetër investim rrugor për zhvillimin e turizmit në bregdet

10:49 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

10:16 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.