Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: Vendi hapa para drejt instalimit të një liderizmi arbitrar

21:32 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta aaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth situatës në vend, ndërsa ka theksuar se kriza në vend i ka rrënjët në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

I ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSH, Meta tha se kriza është e thellë, nëse merren parasysh edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale prej më shumë se një viti, paraliza e sistemit gjyqësorë dhe mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

“Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut mes maxhorancës e opozitës. Dialogu duhej të ishte një mekanizëm i vazhdueshëm, por të re kemi hapin ekstrem e të papranueshëm të opozitës e cila në bllok dogji mandatet. Në këtë drejtim, po të kemi parasysh edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese funksionale prej më shumë se një vit dhe paraliza e sistemit gjyqësorë, të kemi parasyshë mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, kriza është më e thellë se para dy vitesh apo më parë.

Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve. Kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit pas këtij akti të opozitës. Ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën”, tha Meta.

Presidenti shtoi më tej, se sipas tij, vendi ka bërë hapa pas sa i takon demokracisë parlamentare dhe hapa para drejt një liderizmi arbitrar.

“Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët. Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit. Kjo gjendje duhet të marrë fund. JEmi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues“, u shpreh Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE miraton mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me Shqipërinë

19:55 / July 10, 2026

Gjykata Kushtetuese kthen për plotësim paditë ndaj financimit të koncertit të Kanye West

16:24 / July 10, 2026

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.