Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Metodologjia e zgjerimit, Balla: Zgjidh edhe hezitimin e ndonjë prej vendeve anëtare të BE

18:19 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Taulant Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropian, duke thënë se iu ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të secilit vend.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, numri dy i PS shkruan se metodologjia e re e zgjerimit zgjidh hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE.

Mesazhi i Ballës:

Sot Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, na ofroi ne vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të seicilit prej gjashtë vendeve tona.

Komisioni Europian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria🇦🇱 dhe Maqedonia e Veriut🇲🇰 janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian🇪🇺.

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Europian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është e domosdoshme gjithashtu që Kosova dhe Bosnje-Herzegovina të progresojnë nga kandidate potenciale në vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Është mungesë e kredibilitetit të BE mos-mbajtja e premtimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Balla 1

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.