Gjatë një lidhjeje telefonike me Ellen DeGeneres, Michelle Obama tregoi rutinën e ditëve të izolimit.
“Po përpiqemi të strukturojmë ditët. Jemi mbledhur të gjithë, vajzat janë kthyer që nga dita kur u vendos që mësimet do të merren online dhe secila qëndron në dhomën e saj për të studiuar. Mendoj se Barack është…Nuk e di ku është, por pak më parë po bënte një telefonatë pune. Përpiqemi ta mbajmë rutinën e punës, por sigurisht ka shumë Netflix gjatë ditës!”- tregon ish-Zonja e Parë.
Michelle nuk harroi t’i jepte një këshillë pjesës tjetër të botës që po kalojnë përmes një situate të ngjashme.
“Shihni anën pozitive. Kjo na detyroi të ulemi me njëri-tjetrin, të bëjmë biseda të gjata e të vërteta, apo të bëjmë pyetje. Kjo do të na ndihmonte të mbanim veten të zënë pa qenë nevoja të qëndrojmë në kompjuter apo TV. Eshtë një ushtrim i mirë që na kujton se shpesh nuk na duhen gjithë gjërat që kemi”.- përfundoi ajo.