Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Microsoft do të shkarkojë rreth 10 mijë punonjës

18:08 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korporata e teknologjisë, Microsoft, do të shkurtojë 10.000 vende pune. Ky është rundi i fundit i shkurtimeve të vendeve të punës në këtë korporatë.

Shkurtimi i ri do të prekë deri në 5 për qind të fuqisë punëtore në botë të kësaj korporate dhe do t’i kushtojë Microsoftit 1.2 miliard dollarë për shkëputjen e kontratave dhe riorganizim.

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, tha se përderisa shpenzimet e konsumatorëve u rritën gjatë pandemisë COVID-19, tani më shumë po zgjidhnin të tregoheshin “të kujdesshëm”.

Ai tha se kompania do të vazhdojë të punësojë persona për fusha kyçe.

Qindra kompani të teknologjisë, përfshirë disa prej më të mëdhatë sikurse Amazon dhe Instagram – që është në pronësi të kompanisë Meta – javëve të fundit kanë treguar për planet e tyre për shkurtim të stafit.

Sikurse edhe kompanitë e tjera të teknologjisë, Microsoft pati rritje të biznesit gjatë pandemisë, që u nxit nga puna në shtëpi dhe aktivitetet e tjera online.

Fuqia punëtore e Microsoft u rrit në rreth 40.000 midis periudhës qershor 2021 dhe qershor 2022, kur kjo korporatë raportoi se në total kishte 221.000 punëtorë me orar të plotë, përfshirë 99.000 jashtë Shteteve të Bashkuara.

Por, përderisa biznesi u ngadalësua vitin e kaluar, Microsoft nisi të ndërmarrë disa runde shkurtimesh./ Rel

microsoft punonjes Shkarkime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.