Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mihal Kokëdhima e sulmoi në Porto Palermo/ Kush është Eugenio Galdón, bosi spanjoll me 310 mln euro pasuri

20:06 / August 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sulmua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë.

Pas rastit në fjalë pati edhe reagime të shumta ku i menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë duke arrestuar presonin në fjalë, ndërsa ministri i Turizmit Blendi Klosi i takoi nga afër duke i kërkuar ndjesë për situatëne krijuar.

Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón Brugarolas, i lindur në 22 qershor të vitit 1950, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë.  Ai është themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe ka qenë president i saj deri në nëntor të vitit 2018. Galdón, ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, konkretisht si shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez. Nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE”.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone”  për 7.2 miliardë euro.

Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë me një poasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139. /shqiptarja.com

Mihal Kokëdhima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.