Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mijëra euro, paund dhe… Çfarë sekuestroi policia në portin e Durrësit

11:41 / July 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia ne kufi sekuestron mijera paund
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e sotëm policia ka sekuestruar në një autobus në portin e Durrësit një sasi të madhe parash, plot 30000 paund, 78730 euro, 545 aparate celularë të markave të ndryshme, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme.

Autobusi me drejtues shtetasin I.F, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm.

Njoftimi i plotë:
Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për kontrabandë dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Sekuestrohen vlera monetare, aparate celularë, kondicionerë dhe veshje të ndryshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi me drejtues shtetasin I. F.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port, Durrës, në autobus janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
30000 paund, 78730 euro, 545 aparate celularë të markave të ndryshme, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. F., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.