Presidenti Ilir Meta ka takuar takuar kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban. Meta ka ndarë në rrjetet sociale në video ku thotë se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me kryeministrin Orban, për të cilin shton se është mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderon për pritjen.
Meta shkruan më tej se ka zhvilluar në bisedë të hapur të ngrohtë dhe produktivë për shumë çështje me interes të përbashkët në dobi të qytetarëve dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.
Me sa duket bisedimet kane qene te frytshme, teksa ka zgjatur shume vizita e Metes ne Hungari, kete here i shoqeruar nga Zonja e Pare Monika Kryemadhi, si nje vizite thjeshte per perurimin e vendosjes se bustit te heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, me financim te bashkise se Tiranes dhe pjesemarrjen e Erion Veliajt.
Theksojme se Hungaria eshte vendi ku ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka marre azil politik, pasi akuzave dhe denimit te tij per korrupsion!
Mesazhi i plotë i Metës:
Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen
