Ditën e djeshme gazetari Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ është arrestuar nga policia e Tianës nën akuzën ‘shfrytëzim prostitucioni’.
E ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Pa gjurmë’, mikesha e tij Maria Abazi ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se ‘Zogu’ i përket komunitetit LGBT dhe ka frikë nga hija e vetë.
Sipas Abazit, grupi shoqëror i gazetarit konsumon mall, madje dhe vetë ky i fundit.
‘Është çun me shoqëri. Unë hedh poshtë akuzën e policisë. Doja të thoja që Zogu ka frikë hijen e vetë. Nuk ka lidhje fare me ketë. Me të vërtetë vajzat rrinin me të sepse ai është si shoqe, homoseksual. Në këtë shoqëri që rri ai, ata pinë mall. Edhe ‘Zogu’ pi. Unë me ‘Zogun’ komunikoja përditë nëse ka diçka që ai mund të vepronte unë e dija’, tha Maria Abazi.
Kujtojmë që Hermes Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
