Koronavirusi është kthyer në kryefjalën e ditës në të gjithë botën, teksa të gjithë njerëzve u bëhet thirrje të qëndrojnë në shtëpi. Mes këtyre thirrjeve janë dhe njerëz të njohur të artit e muzikës.
Ndër to është dhe Bebe Rexha e cila bën të ditur se ka humbur një mik të sajin nga koronavirusi.
“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi,” ka shkruar Bebe, e cila ka disa fjalë për Trump.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha. “Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.
