Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miku i tij humbi jetën nga COVID-19, Rama ka një apel për të gjithë

11:41 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama shkolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Besa Shahini vizituan një shkollë në Durrës, ku ai tregoi se ka humbur një mik të tij nga COVID-19 duke bërë apel që të gjithë të sillen sikur e kanë virusin.

“Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve“, tha kryeministri Edi Rama.

Deklarata e shefit të qeverisë u bë nga Durrësi, në një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo”, për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon.

“Nëse drejtuesit e shkollave do jenë në lartësinë e duhur, nëse nxënësit e mësuesit do jenë në lartësinë e duhur, gjasat që nga kjo ne të kemi një goditje më shumë se ajo e parashikuara janë zero, nëse jo, goditja do të jetë e fortë.
Me hapjen e shkollave, numrat do rriten. Por na duhet ti mbajmë brenda parashikimeve.
Të paktën ky vit shkollor do jetë në këto kushte, e kuptoj shumë mirë sa e vështirë është. Jemi 15-20 minuta që po flasim dhe maska, temperatura, qendrimi i gjatë e bëjnë shumë të vështirë, por kjo është një sfidë, sfidat janë për njerëzit e duhen përballuar, ndryshe alternativa tjetër është ta humbasësh e pasojat janë të pallogaritshme.
Keni një kanal televiziv të dedikuar vetëm për shkollën.
Ka raste që një shkollë e tëre mund të mbyllet nëse kthehet në një vatër.
Bëni shumë kujdes jashtë shkollës, se mundësia e transmetimit është shumë e madhe. Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, konspiracion botëror, sajesë, etj. Se cdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta, fatmirësisht s’kemi numra katastrofikë, kemi tani një trend të stabilizuar, por cdo ditë ne kemi fatalitete.
Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është i madh sa ka qenë vitin e shkuar në aspektin e goditjeve vdekjeprurëse nga sëmundjet, por e gjitha kjo s’do të thotë asgjë nëse ky rrezik të vjen në shtëpi”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.