Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Milaim Zeka: Tallava kënga e fushatës së Ramës, sepse jemi popull tallava dhe ai e di

18:02 / April 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milaim Zeka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Milaim Zeka i ftuar në emision Top Talk me Juli Xhokaxhi për fushatën zgjedhore në votimet e 14 majit në Shqipëri, tha se kënga e fushatës së Ramës është tallava.

Ai tha se këtë zgjedhje kryeministri e ka bërë pasi sipas tij, ai e di që ne jemi një shoqëri tallava.

“Për të qenë tallava është tallava, por që jemi shoqëri tallava, ketë e di më së mirë Edi Rama dhe të gjithë ne. Domethënë jemi një shoqëri super e çuditshme, kështu që ai e ka gjetur atë palcën kurrizore të shqiptarëve”, tha Zeka.

Kënga u postua nga Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa pyeste ndjekësit e tij nëse iu pëlqente si këngë fushate.

Zeka tha se Rama i bën këto postime në mënyrë shumë komode, pasi e di që mediat do t’ia publikojnë dhe diskutojnë për shkrimet e tij, ndërsa akuzoi media se nuk kanë një reagim kolektiv.

“Edi Rama ka vite e vite që na quan një kazan mediadik, të cilën ai dhe politikanët e tjerë e kanë ndërtuar, por duke qenë shumë komod që nëpër studio televizive lexohen edhe shkrimet e tij në Facebook, edhe çdo gjë që ai e shkruan e publikon ai është shumë komod, prandaj edhe fushatën e hapi në mënyrë shumë komode, sepse edhe si media nuk kemi një reagim kolektiv”, tha analisti.

“Për shembull një lajm në Britaninë e Madhe, lajmi është lajm dhe atë lajm e transmetojnë të gjitha mediat, pa dallime. Te ne ka inate pse e dha Topi një lajm ne nuk do ta japim, edhe pse është super lajm. Këtë e ka kap edhe Edi Rama në mënyrë brilante duke qenë pjesë e gjatë e mediave duke e ditur se ne po prodhojmë emisione dhe lajme jo për shikime por për klikime”, shtoi Zeka.

Ndërsa për zgjedhjet Milaimi tha se Edi Rama dhe Erjon Veliaj e ndiejnë veten 100% fitimtar pasi përball kanë një opozitë të përçarë.

🎶 Ne ecim para
Lyrics

“Në jetë e ke ti një shans të realizosh ëndrrat e tua,
Duhet vetëbesim dhe balancë, asnjë s’e gjeti rrugën e shtruar.

Nëse s’je i përgatitur,
S’ke për të arritur aty ku do.
Nëse ke dyshime tek vetja,
të shuhet etja, më beso!

Vitet ikin shpejt, e lënë pas t’kaluarën tonë.
Ecim para për të ardhmen, mbushur me shpresë dhe pse mendimet n’mendje bëjnë gara.

Hiqja vetes pra çdo limit,
Mos harro jena infinit,
S’mund të jetojmë një jetë me frikë,
Le ta mbushim shpirtin me dritë.

Refren

Ne ecim para, vëtëm përpara!
Ne ecim para, nuk e kthejmë jo kokën mbrapa.
Ta hongsha zemrën.
Ta falsha zemrën.
S’ka si shoqnia, jepi gaz veç përpara.

Ja re le le le le

Strofa 2

Asnjëherë nuk jam vetëm,
Me shok jam i fortë,
errësirë edhe dritë,
Çdo hap e çdo sfidë,
Gëzim e zhgënjim, me ta unë jetoj.

E dua unë jetën (jetën)
me ngjyra ta boj.
Dua t’punoj fort mos ta festoj.
Ketë natë të kërcejmë, se s’kam ç’a jetoj.

Dashnisë i falem, fenomenale…
Listen through, sky is the limit, this is the sun,
this is the answer

C’a po meno? Jeton jeto!
Është këngë jonë, nuk di të nalem… ti mos ndalo

Refren

Ne ecim para, vëtëm përpara!
Ne ecim para, nuk e kthejmë jo kokën mbrapa.
Ta hongsha zemrën.
Ta falsha zemrën.
S’ka si shoqnia, jepi gaz veç përpara.

Choir:

Hajde festo,
Eshte endrra ime,
Eshte endrra jone.
Ku eshte dashnia?
Ku ështe dashnia?

Është Shqiperia!

Ref

Ne ecim para, vëtëm përpara!
Ne ecim para, nuk e kthejmë jo kokën mbrapa.
Ta hongsha zemrën.
Ta falsha zemrën.
S’ka si shoqnia, jepi gaz veç përpara.

Milaim Zeka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.