Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Milan dhe Bayern Munich fitojnë në 1/8 e Champions League

23:24 / February 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli elitar europian është rikthyer mbrëmjen e së martës me melodinë e Champions League. Pas disa muajve pushim, turneu më i vlefshëm në Kontinentin e Vjetër nuk ka zhgënjyer me përballjet e orës 21:00 për fazën e 1/8 me eliminim direkt në ndeshjet e para. Milan ka mundur 1-0 në shtëpi Tottenhamin, ndërsa Bayern Munich ka fituar 0-1 në Paris me vendasit e PSG-së. Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do luhen në 8 mars.

Në “Parkun e Princave” në Paris, PSG vendasve humbi 0-1 me Bayern Munich për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League. Përballja u vendos nga goli i Kingsley Coman në minutën e 53 të ndeshjes. Asisti i Davies bëri që francezi të godiste fluturimthi për ta ndalur sferën në rrjetë. Si një ish, sulmuesi nuk festoi në Paris. Gjermanët “pushtojnë” kështu Parisin në ditën e të dashuruarve. Te PSG në fushë nga minuta e parë ishin yjet Messi dhe Neymar, teksa Mbappe u hodh në lojë gjatë pjesës së dytë. Vlen për t’u theksuar se Mbappe shënoi në minutën e 82, por VAR e cilësoi në pozicion jashtë loje. Në stadium ishin 46445 tifozë.

Në “San Siro” Milan fitoi 1-0 me Tottenhamin për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve iu falën golit të Brahim Diaz në minutën e shtatë të ndeshjes. Insistimi i Theo në krahun e majtë bëri që pas disa tentativave Diaz të dërgonte topin në rrjetë. Megjithë insistimin e djemve të Contes, kuqezinjtë tregojnë se Europa është fusha e tyre e betejës pas ndeshjeve jo të mira në Serie A.

Champions League – 1/8 ndeshjet e para:

Milan 1-0 Tottenham

PSG 0-1 Bayern Munich

Bayern Munich champions league milan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.